Kryetari Muharremaj ndan pamje dramatike por frymëzuese, zjarrfikësit janë “heronjët tanë”!
21.07.2025
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka ndarë sot pamje dramatike, por njëkohësisht frymëzuese, nga një intervenim i zjarrfikësve.
Gjithashtu Muharremaj i ka cilësuar ata si “heronjtë tanë”. Fotot e publikuara nga kryetari Muharremaj tregojnë angazhimin e palodhur të ekipeve zjarrfikëse.
Ky postim i kryetarit vjen në një kohë ku si shkak i temperaturave të larta shkaktohen zjarre të shumta çka edhe e rrit kërkesën për angazhim të njësisë së zjarrfikësve.