KRU Hidroregjioni Jugor shkyç 5 lidhje ilegale në Suharekë

17.11.2025

Ekipet e Inspektoratit të KRU Hidroregjioni Jugor kanë identifikuar dhe shkyçur 15 lidhje ilegale nga rrjeti i ujësjellësit gjatë aksioneve të zhvilluara javën e kaluar në tri komuna.

Sipas të dhënave të kompanisë, numri më i madh i lidhjeve të paligjshme u evidentua në Prizren – 9 raste, ndërsa në Suharekë u shkyçën 5 lidhje ilegale dhe në Malishevë 1 rast.

Kompania ka njoftuar se aksionet për identifikimin dhe ndërprerjen e lidhjeve të jashtëligjshme do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Të gjithë shkelësit do të përballen me masat përkatëse ligjore sipas rregulloreve të kompanisë.

Hidroregjioni Jugor ka apeluar tek konsumatorët që të respektojnë rregullat dhe të shmangin veprimet e jashtëligjshme, duke theksuar se ato dëmtojnë furnizimin e drejtë dhe të rregullt me ujë për të gjithë qytetarët. Kompania gjithashtu ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e treguar gjatë këtyre aksioneve.