Kremtohet dita e shkollës në Gjimnazin ”Jeta e Re” në Suharekë

Kremtohet dita e shkollës në Gjimnazin ”Jeta e Re” në Suharekë
Eurolinda Zenelaj

23.04.2021 / Suhareka

Në Gjimnazin ”Jeta e Re” në Suharekë, sot është kremtuar dita e shkollës.

Në kremtimin e ditës së kësaj shkolle prezent ka qenë edhe i pari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj dhe drejtori i Arsimit në Suharekë, Remzi Bajselmani, raporton SuharekaOnline.

Në ditën e shkollës në Gjimnazin ”Jeta e Re” në Suharekë është hapur një ekspozitë e Klubit të Teknikëve të Rinjë, me punimet e të cilëve është ndarë i kënaqur kryetari Muharremaj.

Muharremaj gjithashtu është zotuar se do të përkrahë të rinjët që aktivitetet e tilla të avansohen edhe në të ardhmen, ku edhe ka uruar nxënësit e kësaj shkolle.

Njoftimi i plotë:

Teknikët e rinj befasojnë për të mirë kryetarin Muharremaj

Në ditën e Shkollës të Gjimnazit “Jeta e re “ në Suharekë, u hap një ekspozitë e Klubit të teknikëve të rinj, në të cilën ishte prezentë edhe kryetari i Komunës së Suharekës z. Bali Muharremaj.

Punimet që u ekspozuan kanë befasuar për të mirë të parin e Komunës i cili ndër të tjera ka thënë se: ”Me rastin e Ditës së Shkollës së Gjimnazit “Jeta e Re”, jam impresionuar me punën dhe angazhimin e nxënësve dhe profesorëve në paraqitjen e mësimit të punëve që bazohen në projekte, përmes një ekspozite.

Jam shprehur se përkrahja ime nuk do të mungoj, që këto aktivitete të avansohen edhe më tutje. Urime dhe suksese. “

RAPORTO