QKMF e Suharekës ka maska vetëm edhe për 1 javë, depot kanë mungesë që disa javë

QKMF e Suharekës ka maska vetëm edhe për 1 javë, depot kanë mungesë që disa javë
Herolind Bytyçi

10.03.2020 / Suhareka

Sot gjatë ditës është raportuar se në Shqipëri është shënuar edhe i infektuari i dhjetë me coronavirus. Në funksion të menaxhimit të situatës Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka ngritur në nivel të lartë gatishmërinë për t’u përballur me këtë virus.

Një gjendje alarmante tashmë vërehet edhe tek qytetarët e shumtë të cilët kanë filluar të furnizohen me masa dhe medikamente mbrojtëse.

Kështu në qytetin e Suharekës në asnjë barnatore nuk mund të gjesh maska mbrojtëse edhe pse ato të fundit janë shitur deri 1.50 euro për copë edhe pse dikur kishin çmimin prej 0.05 centë.

Një pako me maska (50 copë) dikur kushtonte 2.50 euro ndërsa sot nëse mund të gjesh një të tillë kushton jo më pak se 50 euro.

Qytetarë të shumtë zakonisht në barnatore po kërkojnë maska, dezinfektues dhe analgjetik(paracetamol, oki, tylolhot) dhe të ngjashme, raporton SuharekaOnline.

Ndërsa depot ku barnatoret furnizohen me medikamenta kanë mungesë të maskave pasiqë ato vazhdimisht janë furnizuar me maska nga Kina dhe me ndaljen e importit nga Kina rrjedhimisht është ndalur edhe furnizimi.

Mungesë të maskave mbrojtëse ndaj pluhurit kanë edhe bizneset që ofrojnë vegla pune, tek të cilat deri para disa javësh një mask 3M me filter shitej 0.70 centë ndërsa në treg të zi tani edhe pse rrallë mund ti gjesh nga 3 deri në 5 euro për copë.

Me maska nuk i ka punët mirë as QKMF në Suharekë, ku sipas drejtorit të kësaj qendre QKMF e Suharekës ka maska vetëm edhe për një javë. Në një përgjigje për SuharekaOnline drejtori i QKMF-së në Suharekë, Dr.Sali Bytyçi tha se ata kanë bërë kërkesë te Ministria për furnizim me maska dhe alokim të buxhetit mirëpo ende nuk kanë marr përgjigje.

Bytyçi tha se nëse buxheti nuk alokohet edhe brenda një jave atëherë QKMF mbetet pa maska dhe detyrohen ti blejë individualisht dhe atë nëse gjejnë.

Nga tani në Physio Cure Clinic edhe trajtim i rrudhave, pikave të zeza dhe gjithçka për fytyrën tuaj

Pastrimi i fytyrës shërben për mirëmbajtjen e shëndetit të lëkures, kryerjen normale të funksioneve të qelizave si dhe ndriçimin e...

Lexo më shumë

Të fundit