Konkurs pune për mësimdhënës\e dhe teknik\ndihmës në këto shkolla në Suharekë

Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë ka shpallur konkurs pune për pozitat mësimdhënës\e dhe teknik\ndihmës.

Në SHFMU “Naum Veqilharxhi” në Mohlan kërkohet një mësimdhënës\e për lëndën fizik-kimi, 10 orë mësimi në javë.

Gjithashtu në këtë shkollë kërkohet një mësimdhënës\e i (e) gjuhës Gjermane, 18 orë mësimore në javë me plotësim orësh në shkollat e tjera.

Në SHFMU “Dëshmorët e Tivarit” në Peqan kërkohet një mësimdhënës\e për lënden Edukat Qytetare, me plotësim orësh në shkollat e tjera.

Në SHFMU “V.P Shkodrani” në Leshan kërkohet një mësimdhënës\e i (e) gjuhës Gjermane, me 19 orë mësimore në javë, me plotësim orësh në shkollat e tjera.

Në SHFMU “Migjeni” në Gjinoc kërkohet një teknik\ndihmës i cili duhet ta ketë të përfunduar shkollën e mesme.

Në SHFMU “Iliria” në Savrovë kërkohen dy teknik\ndihmës të cilët duhet ta kenë të përfunduar shkollën e mesme.

Në SHFMU “Dituria” në Samadrexhë kërkohet një teknik\ndihmës i cili duhet ta ketë të përfunduar shkollën e mesme.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.