Komuna e Suharekës “harron” që ka nënshkruar kontratë për renovimin e stadiumit të futbollit

22.08.2020

Aktivisti i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Suharekë, Arbër Kabashi, përmes një reagimi ka kritikuar qeverisjen lokale për zvarritje të projektit që parasheh renovimin e stadiumit të qyteti. Ai thotë se para se të jepet një tender tjetër në vlerë 200.000€ do të ishte mirë që këta zyrtarë qeveritar e komunal të kërkonin-jepnin llogari për një tender […]

Komuna e Suharekës “harron” që ka nënshkruar kontratë për renovimin e stadiumit të futbollit Foto: Ilustrim

Aktivisti i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Suharekë, Arbër Kabashi, përmes një reagimi ka kritikuar qeverisjen lokale për zvarritje të projektit që parasheh renovimin e stadiumit të qyteti.

Ai thotë se para se të jepet një tender tjetër në vlerë 200.000€ do të ishte mirë që këta zyrtarë qeveritar e komunal të kërkonin-jepnin llogari për një tender të vitit 2018 për renovimin e stadiumit.

“Më 30 korrik, zyrtarë të LDK-së dhe AAK-së e vizituan stadiumin e futbollit, të parët në cilësinë e zyrtarëve qeveritar, të dytët në cilësinë e zyrtarëve komunal, në përpjekje për të marr merita partiake për ndarjen e 200.000€ nga MKRS.

Para se të jepet një tender tjetër në vlerë 200.000€ do të ishte mirë që këta zyrtarë qeveritar e komunal të kërkonin-jepnin llogari për një tender të vitit 2018 për renovimin e stadiumit. Por, kur qëllim primar është vetëm nxjerrja e parave nga Qeveria e jo realizimi i duhur i projekteve, atëherë mungon llogaridhënia.

Më datë 17 Gusht 2018 është nënshkruar kontrata për renovimin e stadiumit të futbollit, projekt i cili është në bashkëfinancim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Sipas paramasës së kontratës parashihet që të ndërtohet kulmi mbi tribuna si dhe të montohen 1300 ulëse për tifozë.

Nëse do të zbatohej kontrata, ulëset dhe kulmi mbi tribuna do të duhej të ishin që nga 21 tetori i vitit 2018. (Qe nga fillimi i sezonit futbollistik 2018-19)

Janë bërë dy vite e obligimet e daluar nga kjo kontratë nuk kanë përfunduar të gjitha, e Komuna e Therandës as nuk e ka ngritur si shqetësim e as nuk ka marr ndonjë masë ndëshkimore.
Nga Drejtoria e Kulturës kemi marr këtë përgjigjje “Kjo kontratë nuk ka përfunduar”.

Shpresojmë që këto 200.000€ të ndara nuk do të përfundojnë në kontrata që do të realizohen vetëm pjesërisht, e nuk do të shërbejnë për t’a mbuluar dështimin e kontratës paraprake.

Jemi dëshmitarë që ka pasur interesim jashtëzakonisht të madh të qytetarëve të Therandës për t’i përcjellur ndeshjet e F.C Ballkanit, andaj lënia e stadiumit pa ulëse edhe përkundër kontratës së nënshkruar është përbuzje si ndaj ekipit ashtu edhe ndaj qytetarëve” ka shkruar Kabashi.