Komuna e Suharekës fton qytetarët të bëjnë propozime për çmimin “Ukë Bytyçi”

21.07.2022

Duke u bazuar në vendimin e Kuvendit të Komunës së Suharekës për themelimin e çmimit “Ukë Bytyçi” dhe rregullores për procedurat e ndarjes së këtij çmimi, kryetari i Komunës bënë thirrje për propozim. Komuna e Suharekës ka njoftuar të gjithë qytetarët, institucionet shtetërore dhe publike, organizatat, shoqatat, kryesitë e fshatrave dhe çdo qytetar i komunës […]

Duke u bazuar në vendimin e Kuvendit të Komunës së Suharekës për themelimin e çmimit “Ukë Bytyçi” dhe rregullores për procedurat e ndarjes së këtij çmimi, kryetari i Komunës bënë thirrje për propozim.

Komuna e Suharekës ka njoftuar të gjithë qytetarët, institucionet shtetërore dhe publike, organizatat, shoqatat, kryesitë e fshatrave dhe çdo qytetar i komunës sonë, që të japin propozimet e tyre për çmimin “Ukë Bytyçi”.

Propozimet mund t’i dërgojnë në Zyrën e shërbimit të Kuvendit Komunal nr.02 ose në Zyrën për Marrëdhënie me Publikun nr. 03, deri me datën 05.08.2022, ora 16:00, pas kësaj date, propozimet nuk merren në shqyrtim.

Po ashtu, nga komuna kanë lutur qytetarët që propozimit t’i bashkangjitin justifikimin për personin e propozuar.