KEDS njofton për punime, të premtën disa fshatra të Suharekës mbesin deri 4 orë pa furnizim me energji elektrike

15.11.2023

KEDS ka njoftuar se të premtën më 17 nëntor do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa pjesë të Komunës së Suharekës. KEDS-i ka njoftuar se gjatë ditës së premte në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike prej orës 10:00 deri në orën 14:00, raporton SuharekaOnline. Nga TS 110/35/10 kV […]

KEDS njofton për punime, të premtën disa fshatra të Suharekës mbesin deri 4 orë pa furnizim me energji elektrike Foto: Ilustrim

KEDS ka njoftuar se të premtën më 17 nëntor do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa pjesë të Komunës së Suharekës.

KEDS-i ka njoftuar se gjatë ditës së premte në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike prej orës 10:00 deri në orën 14:00, raporton SuharekaOnline.

Nga TS 110/35/10 kV Theranda do të ndërprehet:

Dalja 10kV Gelanca (kodi: 32000021) prej orës 10:00 deri në ora 14:00.

Vendet: Shirokë, Leshan, Gjinoc, Gelancë dhe Greikoc.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, revizion i daljes 10kV (shtrëngim i përçuesve, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar).