Kapen me 5.89 gram marihuanë, arrestohen dy të dyshuar në Suharekë

21.03.2023

Rastet e përdorimit të lëndëve narkotike nga të rinjët kosovar mbeten shqetësuese për shoqërinë e poashtu në veçanti edhe sfiduese për institucionet e vendit. Policia e Kosovës në Suharekë ka njoftuar se gjatë se minutat e parë të së hënës dy persona të dyshuar janë shoqëruar më stacionin policor. Tek dy të rinjët gjatë një […]

Kapen me 5.89 gram marihuanë, arrestohen dy të dyshuar në Suharekë Foto: Ilustrim

Rastet e përdorimit të lëndëve narkotike nga të rinjët kosovar mbeten shqetësuese për shoqërinë e poashtu në veçanti edhe sfiduese për institucionet e vendit.

Policia e Kosovës në Suharekë ka njoftuar se gjatë se minutat e parë të së hënës dy persona të dyshuar janë shoqëruar më stacionin policor.

Tek dy të rinjët gjatë një kontrolli policia ka gjetur dhe konfiskuar substancë narkotike e llojit marihuanë me peshë prej rreth 5.89 gram, raporton SuharekaOnline.

Ndër tjerash, policia njofton se pas intervistimit me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Suharekë 20.03.2023-00:20. Janë shoqëruar në stacion policor dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që tek të njëjtit (gjatë kontrollit) është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 5.89 gramë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.”