Javët e Biznesit Kosovar 2020, kryeministri Hoti qëndron sot në Suharekë

27.11.2020

Aleanca Kosovare e Bizneseve duke filluar nga ora 14:00, në objektin e AGROKOSOVA HOLDING në zona industriale-Shirokë,Suharekë. AKB dhe Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti më datë 27 nëntor nga ora 14:00 do e përcjellin këtë sukses të Kompleksit Agrokosova Holding Suharekë për të eksportuar në Serbi e që lidhet pas marrveshëjes  së 4 shtatorit në Shtëpinë […]

Javët e Biznesit Kosovar 2020, kryeministri Hoti qëndron sot në Suharekë Foto: Ilustrim

Aleanca Kosovare e Bizneseve duke filluar nga ora 14:00, në objektin e AGROKOSOVA HOLDING në zona industriale-Shirokë,Suharekë.

AKB dhe Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti më datë 27 nëntor nga ora 14:00 do e përcjellin këtë sukses të Kompleksit Agrokosova Holding Suharekë për të eksportuar në Serbi e që lidhet pas marrveshëjes  së 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë në Washington për bashkëpunim ekonomik Kosovë-Serbi e cila pason me një marrëveshje mes dy operatorëve ekonomik të këtyre dy shteteve më 14 shtator 2020 e cila fillon realizimin e eksportit të produkteve kosovare në Serbi.

AKB këtë vit ka prioritet promovimin e eksportit të prodhimeve  vendore përmese projektit tradicional  Javët e Biznesit Kosovar 2020 si mision i përbashkët dhe nacional tash e 18 vite.

Në kuadër të Javëve të Biznesit Kosovar 2020″ me moto : Unë konsumoj produkte vendore, Po Ju?, kemi kënaqësinë që bashkarisht me ta përcjellim këtë ngjarje të rëndësishme që ka karakter ekonomik dhe politik në të mirë të shtetit dhe ekonomisë kosovare.