“Java e njeriut me shkop të bardhë”, Kolgeci: Komunën e Suharekës e gjenë pa infrastrukturë

17.10.2023

Të jetosh i verbër është sfidë. Por, kjo sfidë është edhe më e madhe kur pjesëtarëve të kësaj kategorie të shoqërisë u mungojnë kushtet elementare për jetë, barazia shoqërore dhe punësimi. Kjo javë në të gjithë botën shënohet si “Java e njeriut me shkop të bardhë”, ku i’u ofrohet mbështetje edhe më e madhe, duke […]

“Java e njeriut me shkop të bardhë”, Kolgeci: Komunën e Suharekës e gjenë pa infrastrukturë Foto: Ilustrim

Të jetosh i verbër është sfidë. Por, kjo sfidë është edhe më e madhe kur pjesëtarëve të kësaj kategorie të shoqërisë u mungojnë kushtet elementare për jetë, barazia shoqërore dhe punësimi.

Kjo javë në të gjithë botën shënohet si “Java e njeriut me shkop të bardhë”, ku i’u ofrohet mbështetje edhe më e madhe, duke organizuar aktivitete dhe fushata për përmirësimin e gjendjës të këtyre personave.

Shqetësim i personave të verbër në Komunën e Suharekës është edhe infrastruktura në institucionet publike, pasi që gjatë ndërtimeve nuk është paraparë asgjë lehtësuese për këta persona, ku personat e verbër nuk mund të shkojnë pa ndihmës në sportele, zyra, e sidomos në ato që ndodhën në katet më të larta.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe asambleisti i LDK-së në Suharekë, Selman Kolgeci. Përmes një shkrimi ai ka thënë se Komunën e Suharekës edhe kjo javë e shënuar për Njeriun me shkop të bardhë e gjenë pa infrastrukturë dhe pa asnjë mundësi që këta persona të kenë qasje pa asistencë në objektet e institucionëve publike.

“Objekti i Komunës,objekti QKMF-së,objekti i QPS-së,objekti i stacionit të Policisë në Suharekë,objekti i Gjykatës,Posta,Parku i qytetit e shumë objekte tjera e kënde tjera janë pa infrastrukturë për personat me shkop të bardhë.

E di që për keq-qeverisjen Muharremaj ky komunitet është i pa-rëndësishëm por do të jem zëri i tyre në Asamblen Komunale dhe do të adresoj kërkesën që sa më parë të rregullohet infrastruktura për ta” thuhet në reagimin e Kolgecit.

Ndryshe në Komunën e Suharekës janë rreth 65 persona të verbër.