Ishte duke e rrënuar një shtëpi në Bllacë, një person lajmëron policinë se ka hasur në një mjet shpërthyes

01.04.2023

Një rast i gjetjes së mjetit të pashpërthyer është raportuar në Stacionin Policor në Suharekë. Policia e Kosovës në Suharekë ka njoftuar se dje gjatë ditës së premte rreth orës 11:20 një person ka raportuar se ka hasur në një mjet shpërthyes, raporton SuharekaOnline. Në bazë të raportit të policisë bëhet e ditur se ankuesi […]

Ishte duke e rrënuar një shtëpi në Bllacë, një person lajmëron policinë se ka hasur në një mjet shpërthyes Foto: Ilustrim

Një rast i gjetjes së mjetit të pashpërthyer është raportuar në Stacionin Policor në Suharekë.

Policia e Kosovës në Suharekë ka njoftuar se dje gjatë ditës së premte rreth orës 11:20 një person ka raportuar se ka hasur në një mjet shpërthyes, raporton SuharekaOnline.

Në bazë të raportit të policisë bëhet e ditur se ankuesi nga fshati Bllacë i Suharekës derisa ishte duke e rrënuar një shtëpi ka hasur në një mjet të pashpërthyer e cila ishte një granatë dore.

Poashtu, njoftohet se njësia policore ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes.

“Fsh. Bllacë, Suharekë 31.03.2023 – 11:20. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se gjatë rrënimit të një shtëpie kishte hasur në një mjet të pashpërthyer – granatë dore. Njësia policore ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes.” thuhet në njoftimin e policisë.