Grabitja e armatosur në Suharekë – aktivizohet “Unaza e Çeliktë”

22.11.2023

Një zyrtar policor është plagosur këtë të mërkurë, gjatë intervenimit në një rast të grabitjeje të armatosur nga katër persona, në një dyqan argjendarie në Suharekë. Policia aktualisht ka aktivizuar “unazën e çeliktë”, sistemin e vendosjes së pikave të shtuara të Policisë në lokacione të ndryshme për të lokalizuar e identifikuar veturën e dyshuar me […]

Një zyrtar policor është plagosur këtë të mërkurë, gjatë intervenimit në një rast të grabitjeje të armatosur nga katër persona, në një dyqan argjendarie në Suharekë.

Policia aktualisht ka aktivizuar “unazën e çeliktë”, sistemin e vendosjes së pikave të shtuara të Policisë në lokacione të ndryshme për të lokalizuar e identifikuar veturën e dyshuar me të cilën u larguan personat që grabitën biznesin e argjendarisë në Suharekë.

“Është aktivizuar ‘unaza e çeliktë’ në bazë të informacioneve që janë për veturën e dyshimtë. Janë krijuar disa pika kontrolli në vendet nga mund të ketë shkuar vetura e dyshuar, edhe një veturë është dëmtuar e Policisë nga gjuajtjet me armë që kanë bërë”- tha drejtori i Policisë në Prizren, Faton Alija për Kallxo.com.