Fëmijët e Suharekës nisin një udhëtim të ri me librin, themelohet Klubi i Leximit në Bibliotekën “Hajdin Berisha”
26.09.2025
Në ambientet e Bibliotekës së Qytetit “Hajdin Berisha” është krijuar dje Klubi i Leximit për fëmijët, një nismë që synon të nxisë dashurinë për librin dhe të ofrojë një hapësirë të re për kreativitet e diskutim.
Klubi i ri ka bashkuar fëmijë të moshave të ndryshme.
Ky aktivitet është menduar të shërbejë si një pikëtakim për të rinjtë lexues, ku ata do të kenë mundësi të ndajnë përvojat e tyre me librin, të diskutojnë tema të ndryshme dhe të zhvillojnë imagjinatën përmes leximit.
Biblioteka ka theksuar se me shumë entuziazëm ka nisur ky rrugëtim i përbashkët, duke i hapur dyert për një gjeneratë që do ta përjetojë leximin jo vetëm si proces arsimor, por edhe si kënaqësi dhe përvojë të re shoqërore.