Enver Shabani shpall kandidaturën për Asamble Komunale në Suharekë

19.07.2025

Enver Shabani, aktualisht Drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Suharekës, ka bërë të ditur vendimin e tij për të kandiduar për asambleist në përbërjen e ardhshme të Asamblesë Komunale.

Enver Shabani shpall kandidaturën për Asamble Komunale në Suharekë Foto: Ilustrim

Kjo lëvizje vjen me “besimin e plotë të Kryetarit Bali Muharremaj dhe të strukturave të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës”, siç theksohet në njoftimin e tij.

Shabani ka shprehur mirënjohje për besimin e dhënë, duke nënvizuar se kjo e “rrit përgjegjësinë dhe përkushtimin” e tij. Ai zotohet se do të marrë përsipër “detyra të reja, të cilat do t’i kryejë me përkushtim, pasion dhe ndershmëri – ashtu siç kam vepruar gjithmonë.”

Në njoftimin e tij, Shabani ka falënderuar qytetarët për “përkrahjen dhe mbështetjen e tyre të vazhdueshme, pa dallim, deri më tani”. Kandidatura e Enver Shabanit pritet të sjellë një zë të njohur dhe me përvojë në garën për Asamblenë Komunale të Suharekës.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More