Edhe Krushica përfshihet nga zjarri

02.08.2021

Situata e shkaktuar nga zjarri në komunën e Suharekës është përkeqësuar, pasi zjarri ka përfshirë 5 vatra, ndërsa nuk ka ekipe të mjaftueshme të zjarrfikësve. Të hënën në orët e paradites zjarri ka kapluar fshatin Gjinoc, Studenqçnin, Bukoshin, Reqanin dhe Zonën Industriale ndërsa rreth orës 18:00 nga zjarri nuk ka shpëtuar as fshati Krushicë. I […]

Edhe Krushica përfshihet nga zjarri Foto: Ilustrim

Situata e shkaktuar nga zjarri në komunën e Suharekës është përkeqësuar, pasi zjarri ka përfshirë 5 vatra, ndërsa nuk ka ekipe të mjaftueshme të zjarrfikësve.

Të hënën në orët e paradites zjarri ka kapluar fshatin Gjinoc, Studenqçnin, Bukoshin, Reqanin dhe Zonën Industriale ndërsa rreth orës 18:00 nga zjarri nuk ka shpëtuar as fshati Krushicë.

I pari i komunës, Bali Muharremaj thotë se gjendja është e rëndë teksa tregon se për të sanuar gjendjen në teren kanë dalë edhe qytetarët.

Ai bënë të ditur se të gjitha ekipet e zjarrfikësve janë në teren, teksa shton se kanë kërkuar ndihmë edhe nga komunat fqinje.

Në ndihmë vazhdimisht janë edhe Policia e Kosovës në Suharekë të cilët po intervenojnë sipas përgjegjësive.