E shtuna “aktive” e kryetarit Muharremaj
I pari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj edhe këtë vikend ka vendosur ta kalojë në terren, saktësisht në vendet e komunës ku është duke u punuar. Kryetari i Komunës së Suharekës përmes postimeve të shumta në faqen e tij zyrtare në facebook ka njoftuar se edhe këtë të shtune po e kalon në terren […]
I pari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj edhe këtë vikend ka vendosur ta kalojë në terren, saktësisht në vendet e komunës ku është duke u punuar.
Kryetari i Komunës së Suharekës përmes postimeve të shumta në faqen e tij zyrtare në facebook ka njoftuar se edhe këtë të shtune po e kalon në terren duke i vizituar vendet në të cilat po punohet, shkruan SuharekaOnline.
Muharremaj mëngjesin e së shtunës e ka filluar në fshatin Studençan ku aktualisht është duke u punuar shëtitorja e këtij fshati.
Pas përfundimit të vizitës në Studençan kryetari Muharremaj ditën e ka vazhduar në fshatin Baqevc të Suharekës ku sot atje janë asfaltuar disa nga rrugët lokale.
Gjithashtu, Muharremaj sot e ka vizituar edhe fshatin Samadrexhë ku është duke u punuar çerdhja e fëmijeve në këtë fshat.
Muharremaj ka publikuar disa forografi në profilin e tij në facebook ku ka shkruar : “Rregullimi i infrastruktures, te qerdhja e fëmijëve në Samadraxhë, Si gjithmonë, në teren në vizitë punimev dhe qytetarëve“