Duhël, gjendet mjet shpërthyes – bombë dore

06.07.2021

Dje në Stacionin Policor në Suharekë është raportuar për një gjetje të mjetit të pashpërthyer. Sipas raportit të policisë bëhet e ditur se ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në pyll ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 13:50. Policia ka siguruar vendin e ngjarjes […]

Duhël, gjendet mjet shpërthyes – bombë dore Foto: Ilustrim

Dje në Stacionin Policor në Suharekë është raportuar për një gjetje të mjetit të pashpërthyer.

Sipas raportit të policisë bëhet e ditur se ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në pyll ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 13:50.

Policia ka siguruar vendin e ngjarjes derisa aty kanë dalë njësitë për deminim të FSK-së që e kanë tërhequr mjetin e dyshuar (bombë dore) pa ndonjë incident.