Drejtoria e Shëndetësisë në Suharekë shpallë konkurs pune për dy infermier në QKMF

Drejtoria e Shëndetësisë në Suharekë ka shpallur konkurs pune për dy infermier në QKMF-Suharekë.

Drejtoria e Shëndetësisë në Suharekë ka shpallur konkurs për dy infermier, të cilët duhet të punojnë me orar të plotë.

Në bazë të nenit 8 pika 1 dhe 2 Ligjit të punës Nr-03 /L-212 dhe sipas autorizimit të Kryetarit të Komunës 01-Nr016-55599 datë 17.11.2020 Drejtoresha e Drejtorisë shpallë këtë konkurs:

1. Tenik/ndihmës medicinal (infermier) në QKMF-në Suharekë me kohë të pacaktuar

2. Tenik/ndihmës medicinal (infermier) në QKMF-në Suharekë me kohë të caktuar 6 muaj me mundesi vazhdimi” thuhej në njoftim, përcjellë SuharekaOnline.

Dokumentet e nevojshme:

  • Diplomë përkatëse mbi shkollimin e kryer
  • Vërtetim mbi praktikën profesionale- praktikën
  • Çertifikatën e lindjës
  • Fotokopjen e letërnjoftimit
  • Çertifikatën e gjendjës shendetësore
  • Licenca e punës
  • Çertifikatën që ndaj tij/asaj nuk zbatohen hetimet
© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.