Dezinsektimi kundër rriqrave, banorët dhe bletarët thojnë se duhet të bëhet pas perëndimit të diellit

22.06.2022

DSHMS ka njoftuar banorët e fshatit Nishor, Kasterc, Breshanc, Krushicë, Mohlan, Javor, Luzhnicë, Duhël, Semetisht, Peqan, Sllapuzhan, Dobërdelan, Bllacë si dhe pjesë të qytetit të Suharekës se më datë 25 qershor (e shtunë) do të bëhet dezinsektimi selektiv kundër rriqrave në kuadër të projektit për EHKK (Ethebe Hemoragjike Krime Kongo). Po ashtu, nga kjo drejtori […]

Dezinsektimi kundër rriqrave, banorët dhe bletarët thojnë se duhet të bëhet pas perëndimit të diellit Foto: Ilustrim

DSHMS ka njoftuar banorët e fshatit Nishor, Kasterc, Breshanc, Krushicë, Mohlan, Javor, Luzhnicë, Duhël, Semetisht, Peqan, Sllapuzhan, Dobërdelan, Bllacë si dhe pjesë të qytetit të Suharekës se më datë 25 qershor (e shtunë) do të bëhet dezinsektimi selektiv kundër rriqrave në kuadër të projektit për EHKK (Ethebe Hemoragjike Krime Kongo).

Po ashtu, nga kjo drejtori kanë kërkuar nga qytetarët që të jenë të vëmendshëm, të respektojnë udhëzimet e ekipit në teren, ndërsa bletarët të mos i qesin bletët në kullosë me datën 25.06.2022.

Ndërkaq, lidhur me këtë ka reaguar asambleisti në Kuvendin Komunal të Suharekës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Liridon Fandaj.

Fandaj ka reaguar për shkak se DShMS-ja ka kërkuar që në fshatrat e lartcekur të mos i lëshojnë bletët në kullosë, për shkak të dezinsektimit kundër rriqrave.

Ai ka thënë se kanë pranuar shqetësimet e banorëve dhe të bletarëve se dezinsektimi nuk duhet të ndodhë në asnjë mënyrë dhe në asnjë lokacion gjatë ditës, mirëpo duhet të ndodhë pas perëndimit të diellit, kur bletët natyrshëm nuk janë në kullosë dhe se dëmet eventuale mund të jenë minimale.

Reagimi i plotë i asambleistit Fandaj:

Reagim për NJOFTIMIN e sotëm të Drejtorisë së Mirëqenies Sociale dhe Shëndetësisë, për datën 25.06.2022 që disa fshatra të caktuara të mos i lëshojnë bletë në kullosë, për shkak të “dezinsektimit selektiv kundër rriqnave…”.

Kemi pranuar shqetësimet e banorëve dhe të fermerëve se: dezinsektimi nuk duhet të ndodhë në asnjë mënyrë dhe në asnjë lokacion gjat ditës mirëpo duhet pas perëndimit të diellit, kur bletë natyrshëm nuk jan në kullosë dhe dëmet eventuale mund të jenë minimale.