Deri më tani asnjë targë e përkohshme nuk është lëshuar nga Qendra e Regjistrimit të Automjeteve në Suharekë

27.09.2021

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka njoftuar se nga 20 deri më 26 shtator janë administruar 10 mijë e 110 targa të përkohshme në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Sipas këtij njoftimi, bëhet e ditur se më së shumti targa të përkohshme u administruan në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ku vetëm në […]

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka njoftuar se nga 20 deri më 26 shtator janë administruar 10 mijë e 110 targa të përkohshme në të gjitha pikat e kalimit kufitar.

Sipas këtij njoftimi, bëhet e ditur se më së shumti targa të përkohshme u administruan në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ku vetëm në këtë pikë kufitare janë vendosur 2 mijë e 597 targa të përkohshme.

Ndërsa

“Gjatë periudhës 20 – 26 Shtator 2021, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), respektivisht Agjencia për Regjistrim Civil (ARC), ka administruar gjithsej 10110 targa të përkohshme në të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar (PPK) dhe Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve në mbarë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.