Caritas-i Zviceran ndihmon arsimin parafillor në Suharekë

05.03.2020

Gjatë ditës së enjte në Komunën e Suharekës kanë qëndruar një ekipë e “Caritas Suisse” të cilët kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Komunën e Suharekës. Sipas marrëveshjes së bashkëpunimi e nënshkruar sot arsimi parafillor në Komunën e Suharekës do të ndihmohet fillimisht me 12,500 €, ndërsa më vonë edhe me mjete tjera. Marrëveshja e […]

Caritas-i Zviceran ndihmon arsimin parafillor në Suharekë Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së enjte në Komunën e Suharekës kanë qëndruar një ekipë e “Caritas Suisse” të cilët kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Komunën e Suharekës.

Sipas marrëveshjes së bashkëpunimi e nënshkruar sot arsimi parafillor në Komunën e Suharekës do të ndihmohet fillimisht me 12,500 €, ndërsa më vonë edhe me mjete tjera.

Marrëveshja e bashkëpunimit parasheh investimin në pajisje moderne në pesë shkolla të komunës sonë ku nga vlera totale “Caritas Suisse” do të investojë 8,750 euro, ndërsa Komuna e Suharekës 3,750 euro.

Ndërsa më vonë, vetëm nga Caritas-i do të organizohen trajnime për 25 edukator dhe për punëtor arsimor.