Brenda dy jave – Policia në Suharekë shqiptoi 216 tiketa për kundërvajtje në trafik

22.05.2021

Pavarësisht apeleve të Policisë së Kosovës për kujdes të shtuar në trafik si dhe respektim të rregullave në komunikacion, përkundër këtyre thirrjeve, numri i aksidenteve dhe tiketave të trafikut ka shënuar rritje. Një gjë e tillë bëhet e ditur edhe nga raportet ditore të Policisë së Kosovës. Vetëm gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur 59 […]

Brenda dy jave – Policia në Suharekë shqiptoi 216 tiketa për kundërvajtje në trafik Foto: Ilustrim

Pavarësisht apeleve të Policisë së Kosovës për kujdes të shtuar në trafik si dhe respektim të rregullave në komunikacion, përkundër këtyre thirrjeve, numri i aksidenteve dhe tiketave të trafikut ka shënuar rritje.

Një gjë e tillë bëhet e ditur edhe nga raportet ditore të Policisë së Kosovës.

Vetëm gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur 59 aksidente trafiku, prej të cilave fatkeqësisht tri kanë përfunduar me fatalitet, shkruan SuharekaOnline.

Ndërsa, 24 aksidente të tjera kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 32 të tjera me dëme materiale.

Gjithashtu, të premten policia ka shqiptuar edhe 1,137 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Gjoba të tilla shqiptohen edhe nga Policia e Kosovës në Suharekë për të gjithë qytetarët për kundërvajtje në trafik.

Kështu ka bërë të ditur, Komandanti i Policisë në Suharekë, kapiteni Afrim Sylaj në takimin për siguri lokale, ku ndër tjerash ka treguar se gjatë dy javëve të kaluara Policia e Kosovës në Suharekë ka shqiptuar 216 tiketa për kundërvajtje në trafik.