Brenda dy jave në Suharekë, 1 rast i dhunës në familje, 4 vjedhje…

28.01.2021

Në takimin për siguri lokale në Komunën e Suharekës, që u mbajt sot, nënkryetarja e komunës Mihrije Suka, ka njoftuar për aktivitetet që kanë ndodhur gjatë dy javëve që i lamë pas. Në takim është diskutuar për ngjarjet e dy javëve që lamë pas, ku nga Policia e Suharekës kanë njoftuar se brenda këtyre 14 […]

Brenda dy jave në Suharekë, 1 rast i dhunës në familje, 4 vjedhje… Foto: Ilustrim

Në takimin për siguri lokale në Komunën e Suharekës, që u mbajt sot, nënkryetarja e komunës Mihrije Suka, ka njoftuar për aktivitetet që kanë ndodhur gjatë dy javëve që i lamë pas.

Në takim është diskutuar për ngjarjet e dy javëve që lamë pas, ku nga Policia e Suharekës kanë njoftuar se brenda këtyre 14 ditëve në Suharekë është raportuar një rast i dhunës në familje.

Togeri i Policisë në Suharekë, Bashkim Gashi ndër tjera gjatë raportimit të tij ka bërë të ditur se gjatë dy javëve të fundit në komunën tonë janë raportuar këto ngjarje, 6 aksidente trafiku, 2 raste dëmtim prone, 4 vjedhje, 1 rast mashtrimi, 1 lëndim aksidental, 1 rast sulmimi dhe 1 rast falsifikim të parave (100 euro).

Ndërsa, gjendja e sigurisë në komunë u vlerësua e qetë dhe e sigurt sot në takimin e radhës për koordinim lokal të sigurisë.