Brenda 1 jave në Suharekë, regjistrohen 36 raste pozitive dhe 3 viktima nga COVID-19

27.03.2021

Numri i rasteve pozitive me COVID-19 ditëve të fundit ka shënuar rritje të dukshme, duke krahasuar me dy muajt e kaluar, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike. IKSHPK-ja ka bërë të ditur se në Komunën e Suharekës brenda 7 ditësh janë konfirmuar 36 raste pozitive me COVID-19 […]

Brenda 1 jave në Suharekë, regjistrohen 36 raste pozitive dhe 3 viktima nga COVID-19 Foto: Ilustrim

Numri i rasteve pozitive me COVID-19 ditëve të fundit ka shënuar rritje të dukshme, duke krahasuar me dy muajt e kaluar, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

IKSHPK-ja ka bërë të ditur se në Komunën e Suharekës brenda 7 ditësh janë konfirmuar 36 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 3 viktima të moshave të ndryshme, shkruan SuharekaOnline.

Më datë 24 mars të këtij viti në Komunën e Suharekës janë identifikuar 12 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 2 viktima, numër ky rekord përbrenda javës.

DataNr. i rasteve pozitiveNr. i viktimave
20 mars, 202130
21 mars, 202160
22 mars, 202170
23 mars, 202120
24 mars, 2021122 (77, 78 vjeç)
25 mars, 202130
26 mars, 202120
27 mars, 202111 (63 vjeç)
TOTAL:363