Arrestohet një person në Suharekë, rrahu punëtoren e pastrimit pas një mosmarrëveshje që pati me motrën e tij

13.06.2021

Dje në Stacionin Policor në Suharekë është raportuar për një lëndim të lehtë trupor dhe shtytje në vepër. Një person është arrestuar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht një grua, punëtore të një kompanie të pastrimit. E gjitha kjo sipas njoftimit të policisë ka ardhur sepse viktima paraprakisht kishte një mosmarrëveshje me motrën e […]

Arrestohet një person në Suharekë, rrahu punëtoren e pastrimit pas një mosmarrëveshje që pati me motrën e tij Foto: Ilustrim

Dje në Stacionin Policor në Suharekë është raportuar për një lëndim të lehtë trupor dhe shtytje në vepër.

Një person është arrestuar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht një grua, punëtore të një kompanie të pastrimit.

E gjitha kjo sipas njoftimit të policisë ka ardhur sepse viktima paraprakisht kishte një mosmarrëveshje me motrën e të dyshuarit, raporton SuharekaOnline.

Pasi është sulmuar, viktima ka marrë trajtim mjekësor kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje për 24 orë.