Anulohet konkursi për psikolog/e në SHFMU “7 Marsi” në Suharekë

11.07.2023

Komuna e Suharekës në muajin maj të këtij viti kishte njoftuar se Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë ka hapur konkurs për një vend të lirë pune, për pozitën pisikolog/e në SHFMU “7Marsi” në Suharekë. Ndërsa, gjatë ditës së martë, (11.07.2023) DKA-Suharekë ka njoftuar se ka anuluar konkursin e hapur për psikolog/e për në SHFMU […]

Anulohet konkursi për psikolog/e në SHFMU “7 Marsi” në Suharekë Foto: Ilustrim

Komuna e Suharekës në muajin maj të këtij viti kishte njoftuar se Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë ka hapur konkurs për një vend të lirë pune, për pozitën pisikolog/e në SHFMU “7Marsi” në Suharekë.

Ndërsa, gjatë ditës së martë, (11.07.2023) DKA-Suharekë ka njoftuar se ka anuluar konkursin e hapur për psikolog/e për në SHFMU “7 Marsi” në Suharekë.

“Në bazë të Udhëzimit Administrativ MPMS nr.07/2017, neni 6 pika 5.1, Komisioni përzgjedhës për zhvillimin e procedurave për investimin e kandidatëve merr vendim për anulimin e konkursit” thuhet në njoftim.

“Anulohet konkursi 05 nr.111-28063 datë 02.05.2023 i shpallur në SIMBNJ me numër të referencës RN00011573 nga Drejtoria Komunale e Arsimit, për këtë pozitë: Psikolog/e.” thuhet tutje në njoftim.

Për këtë anulim DKA-Suharekë ka dhënë si arsyetim që kandidatët nuk i kanë plotësuar kushtet dhe kriteret sipas udhëzimit administrativ nr.07/2017.