9 të infektuar me COVID-19 në Suharekë, prin Nishori me 3 raste

9 të infektuar me COVID-19 në Suharekë, prin Nishori me 3 raste

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.586 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 774 raste pozitive.

IKSHPK-ja ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në Komunën e Suharekës janë identifikuar 9 raste pozitive me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Vendbanimet e 9 rasteve të sotme në Komunën e Suharekës janë: Bllacë (1), Gjinoc (1), Mushtisht (1), Nishor (3) dhe Suharekë (3).

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 903 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 73.318 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.593.

Ndrësa, numri total i rasteve pozitive është 88.755 raste nga 418.488 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.844 raste të vdekjes.

RAPORTO