8 të infektuar me COVID-19 në Suharekë, prin Tërrnja me 2 raste

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.444 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 565 raste pozitive.

IKSHPK-ja ka bërë të ditur se në Komunën e Suharekës janë identifikuar 8 raste pozitive me COVID-19 dhe është regjistruar një viktimë e moshë 78 vjeç, shkruan SuharekaOnline.

Vendbanimet e rasteve të sotme janë: Leshan (1), Tërrnje (2) dhe Suharekë (5).

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 304 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 64.666 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.885.

Numri total i rasteve pozitive është 77.253 raste nga 354.967 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.702 raste të vdekjes.

RAPORTO