8 të infektuar me COVID-19 në Suharekë, prijnë Peqani e Gelanca me nga 2 raste

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.951 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 284 raste pozitive.

IKSHPK-ja ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në Komunën e Suharekës janë identifikuar 8 raste pozitive me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Venbanimet e rasteve pozitive në Komunën e Suharekës janë: Gelancë (2), Greikoc (1), Peqan (2), Sallagrazhdë (1), Samadrexhë (1) dhe Studençan (1).

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 224 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 53.455 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.714.

Ndërsa, numri total i rasteve pozitive është 61.688 raste nga 244.950 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.519 raste të vdekjes.

RAPORTO