7 (shtatë) familje nevojtare nga Suhareka përfitojnë pagesën e qerasë nga komuna

Më 12 qershor të këtij viti Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në bazë të planit 3 vjeqar për banim social i miratuar nga Kuvendi Komunal ka paraparë edhe bonus banimin (pagimi i qerasë ), ku me anë të kësaj forme parashihet që familjeve përfituese nevojtare të i ndihmojnë në pagimin e një pjese të qerasë.

Nga kjo ndihmë parashihet që të ju ndihmohet familjeve që nuk kanë banesë apo shtëpi në pronësi individuale, familjeve që posedojnë sipërfaqe banimi nën normat e banimit, të përcaktuara për atë kategori sociale dhe ekonomike.

Sipas DSHMS-së vlera e bonus banimit do të jetë 40% e shumës së qirasë minimale të banesave në tregun e lirë në territorin e Komunës së Suharekës. Bonus banimi do të jetë vetëm për vitin 2020 dhe pëfitues do të jenë vetëm 7 (shtatë) familje.

E pas vlerësimit të aplikacioneve DSHMS-ja ka publikuar listën e familjeve që do të përfitojnë nga kjo ndihmesë.

Bazuar në Thirrjen publike 06.Nr.948 të datës 12.06.2020 të publikuar nga Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale lidhur me Bonus banim ( pagesa e qeras) , Komisioni në përbërje të plotë pas vlerësimit të të gjithë aplikantëve i shpallë përfitues:
1. Muzafere Sallauka
2. Behare Gashi
3. Hanife Hasanaj
4. Halime Halitjaha
5. Luljeta Bajraktari
6. Xhevahire Morina
7. Samire Miftari

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.