680 vota me kusht, 299 të pavlefshme dhe 56 të paplotësuara në Komunën e Suharekës

Numërimi i votave në nivel vendi tashmë po shkon drejt fundit, ku janë numëruar 99,25% e vendvotimeve ose 2 mijë e 363 vendvotime prej 2 mijë e 382 të tilla.

Në Komunën e Suharekë tashmë janë numëruar të gjitha votat dhe sipas të dhënave që ka SuharekaOnline në Komunën e Suharekës janë 680 vota me kusht, 299 të pavlefshme dhe 56 të paplotësuara.

Sipas të dhënave të KQZ-së në Suharekës, Lëvizja Vetëvendosje është e para me 37.72% apo 9 mijë e 442 vota, pasohet nga AAK me 20.25% apo 5.137 vota, LDK e treta me 19,20% apo 4.806 vota dhe e katërta PDK me 17,01% apo 4.258 vota.

Po ashtu KQZ-ja ka bërë të ditur se dje në ditën e zgjedhjeve deri në orën 19:00 në Komunën e Suharekës në votime kanë dalur 42.52% e qytetarëve me të drejtë vote.

RAPORTO