51.56% e nxënësve të Suharekës e kaluan testin e arritshmërisë, 2.71% më pak se në vitin shkollor 2018/2019
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka publikuar rezultatet e Testit të Arritshmërisë, të cilit i janë nënshtruar rreth 24 mijë nxënës të klasave të nënta në gjithë Kosovën. Rezultatet e testit tashmë janë shpërndarë në shkolla, ku këtë vit, rezultati i arritshmërisë në test është 57.1 %. Ndërsa në Komunën e Suharekës […]
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka publikuar rezultatet e Testit të Arritshmërisë, të cilit i janë nënshtruar rreth 24 mijë nxënës të klasave të nënta në gjithë Kosovën.
Rezultatet e testit tashmë janë shpërndarë në shkolla, ku këtë vit, rezultati i arritshmërisë në test është 57.1 %. Ndërsa në Komunën e Suharekës sipas informacioneve të siguruara nga SuharekaOnline rezultati është 51.56 %.
Krahasuar me vitin shkollor 2018/2019 suksesi i nxënësve në testin e arritshmërisë në vitin 2020/2021 ka rënie për 2.71 %.
Kujtojmë se në vitin shkollor 2019/2020 testi nuk është mbajtur për shkak të pandemisë me COVID-19. Testi i mbajtur më 28 maj, është organizuar në tri gjuhë: amtare, boshnjake dhe turke dhe është mbajtur në 156 qendra të testimit.
Në këtë proces kanë qenë të angazhuar mbi 460 komisionerë dhe afër 2.200 administrues.