5 të infektuar me COVID-19 në Komunën e Suharekës, prin Dubrava me 2 raste
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në tërë vendin janë konfirmuar 335 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 7 viktima nga ky virus. IKSHPK-ja ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Komunën e Suharekës janë identifikuar 5 raste të reja me […]
Foto: Herolind Bytyçi - Hallka
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në tërë vendin janë konfirmuar 335 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 7 viktima nga ky virus.
IKSHPK-ja ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Komunën e Suharekës janë identifikuar 5 raste të reja me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.
Vendbanimet e rasteve të sotme në Komunën e Suharekës janë: Dubravë (2), Nishor (1), Sllapuzhan (1) dhe Sopijë (1).
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 484 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 90.812 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.878.
Numri total i rasteve pozitive është 103.815 raste nga 517.734 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.125 raste të vdekjes.