4 raste aktive me COVID-19 në Suharekë, 230 në tërë Kosovën

21.05.2022

Nga njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë (MSh) bëhet e ditur se aktualisht në vendin tonë janë 230 raste aktive me koronavirus. Ndërkaq, në Komunën e Suharekës janë në total 4 raste aktive me COVID-19. Ndërkaq në 24 orët e fundit janë regjistruar 14 raste të reja me koronavirus ndërsa janë shëruar 31 qytetarë. Ndryshe, numri […]

4 raste aktive me COVID-19 në Suharekë, 230 në tërë Kosovën

Nga njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë (MSh) bëhet e ditur se aktualisht në vendin tonë janë 230 raste aktive me koronavirus.

Ndërkaq, në Komunën e Suharekës janë në total 4 raste aktive me COVID-19.

Ndërkaq në 24 orët e fundit janë regjistruar 14 raste të reja me koronavirus ndërsa janë shëruar 31 qytetarë.

Ndryshe, numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.918.

LEXO EDHE:  Suhareka brenda dy jave, vlerësohet situatë e qetë, por policia vazhdon të jetë vigjilente

Në 24 orët e fundit janë dhënë 139 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.318 doza të vaksinës.

Deri më sot 822.779 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 102.518 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Etiketat