4 lidhje ilegale të ujit të zbuluara në Suharekë gjatë një aksioni javor

15.08.2025

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” SHA, ka njoftuar se gjatë aksionit të fundit javor, janë identifikuar dhe shkëputur gjithsej 28 lidhje ilegale në rajon.

Prej tyre, 4 lidhje ilegale janë zbuluar në komunën e Suharekës.

Aksioni, i kryer nga ekipet e Inspektoratit të Kompanisë, ka pasur për qëllim identifikimin e konsumatorëve që janë lidhur në rrjetin e ujësjellësit pa pëlqim. Këto veprime dëmtojnë rëndë furnizimin e rregullt dhe të drejtë me ujë për të gjithë qytetarët.

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka bërë të ditur se aksioni për zbulimin e lidhjeve ilegale do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, dhe se ndaj të gjithë shkelësve do të merren masat ligjore të nevojshme.

Në njoftimin e tyre, kompania ka apeluar tek të gjithë qytetarët që të respektojnë rregullat dhe të shmangin veprimet e jashtëligjshme, të cilat ndikojnë negativisht në shërbimin e furnizimit me ujë.

Përveç 4 rasteve në Suharekë, 26 lidhje ilegale janë zbuluar në Prizren, 2 në Dragash dhe 2 në Malishevë.