Suharekasit i preferojnë muajt Gusht, Janar dhe Dhjetor për tu kurorëzuar

10.07.2020

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Kurorëzimeve në Kosovë 2019”. Të dhënat në këtë publikim si bazë kanë të dhënat administrative të marra nga zyrat e gjendjes civile të Kosovës. Në vitin 2019 janë grumbulluar gjithsej 18 757 fleta statistikore për kurorëzime, DEM-3. Këto të dhëna tregojnë se në Kosovë në […]

Suharekasit i preferojnë muajt Gusht, Janar dhe Dhjetor për tu kurorëzuar Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Kurorëzimeve në Kosovë 2019”.

Të dhënat në këtë publikim si bazë kanë të dhënat administrative të marra nga zyrat e gjendjes civile të Kosovës.

Në vitin 2019 janë grumbulluar gjithsej 18 757 fleta statistikore për kurorëzime, DEM-3. Këto të dhëna tregojnë se në Kosovë në vitin 2019 janë kurorëzuar 17 577 qifte-bashkëshortore.  

Të kurorëzuar sipas përkatësisë etnike: shqiptare janë 95.5% femra dhe 96.7% meshkuj; serbe janë 0.5% femra dhe 0.5% meshkuj; turke 0.4% femra dhe 0.5% meshkuj; boshnjake janë 1.0% femra dhe 0.4% meshkuj; rome, ashkalike dhe egjiptiane janë 1.1% femra dhe 1.1% meshkuj; kurse me përkatësi tjetër etnike janë 1.5% femra dhe 0.4% meshkuj.

Sipas të dhënave gjatë vitit 2019 në Suharekë janë bërë 810 kurorëzime. Ku prej tyre 723 burra kanë qenë beqar, 10 të ve dhe 77 të shkurorëzuar, ndërsa 772 gra kanë qenë beqare, 2 të veja dhe 36 të shkurorëzuara, shkruan SuharekaOnline.

Gjithashtu kurorëzimet janë renditur si vijon: Janar-107, Shkurt-72, Mars-57, Prill-68, Maj-64, Qershor-35, Korrik-38, Gusht-112, Shtator-56, Tetor-56, Nëntor-44, Dhjetor-101.