2 rastet e sotme në Komunën e Suharekës, në Gelancë dhe në Dubravë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 480 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 258 raste pozitive.

Nga 258 rastet pozitive, 2 (dy) raste janë shënuar në Komunën e Suharekës.

Sipas IKSHPK-së dy rastet e sotme janë nga fshati Gelancë dhe Dubravë, shkruan SuharekaOnline.

Me rastet e fundit numri i të identifikuarëve në Komunën e Suharekës shkon në 104. Ndërkohë janë edhe 34 raste aktive, 5 të vdekur dhe 65 të shëruar.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.