2 raste aktive me COVID-19 në Suharekë

28.06.2021

Ministria e Shëndetësisë (MSh) në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK) ka njoftuar se gjatë ditës së premte janë konfirmuar 14 raste pozitive me COVID-19, ndërsa është regjistruar një rast i vdekjes nga ky virus. Rasti i vdekjes është nga Komuna e Suharekës (femër, grup mosha: 70-79 vjeç). Gjithashtu, janë shëruar […]

2 raste aktive me COVID-19 në Suharekë Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë (MSh) në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK) ka njoftuar se gjatë ditës së premte janë konfirmuar 14 raste pozitive me COVID-19, ndërsa është regjistruar një rast i vdekjes nga ky virus.

Rasti i vdekjes është nga Komuna e Suharekës (femër, grup mosha: 70-79 vjeç).

Gjithashtu, janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 105.310.

Ndërsa numri i rasteve aktive në tërë Kosovën është 171, prej tyre dy raste në Komunën e Suharekës.

Numri total i rasteve pozitive është 107,739 raste dhe 2,258 raste të vdekjes.