176 raste aktive me COVID-19 në Suharekë, mbi 8 mijë në tërë Kosovën
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë (MSh) bëhet e ditur se aktualisht në vendin tonë janë 8 mijë e 35 raste aktive me COVID-19. Ndërkaq, në Komunën e Suharekës janë në total 176 raste aktive me COVID-19, ku vetëm dje u regjistruan 39 raste të reja me këtë virus në komunën tonë. Ndërkaq në 24 […]
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë (MSh) bëhet e ditur se aktualisht në vendin tonë janë 8 mijë e 35 raste aktive me COVID-19.
Ndërkaq, në Komunën e Suharekës janë në total 176 raste aktive me COVID-19, ku vetëm dje u regjistruan 39 raste të reja me këtë virus në komunën tonë.
Ndërkaq në 24 orët e fundit janë regjistruar 1 mijë e 793 raste të reja me koronavirus, janë shëruar 174 qytetarë dhe kanë vdekur dy persona.
Rastet pozitive me COVID-19 janë nga këto komuna: Prishtinë 332, Pejë 164, Prizren 146, Gjilan 114, Fushë Kosovë 93, Mitrovicë 91, Obiliq 76, Klinë 75, Lipjan 75, Ferizaj 72, Skenderaj 61, Gllogoc 57, Viti 55, Gjakovë 54, Kamenicë 43, Deçan 39, Suharekë 39, Istog 35, Malishevë 32, Vushtrri 31, Rahovec 24, Shtime 20, Kaçanik 19, Hani i Elezit 15, Dragash 14, Podujevë 8, Junik 5, Mamushë 1, Graçanicë 1, Kllokot 1, Novobërdë 1.
Të shëruarit nga coronavirusi janë nga këto vende: Prishtinë 58, Gjilan 58, Ferizaj 19, Fushë Kosovë 5, Prizren 4, Shtime 4, Suharekë 4, Viti 4, Podujevë 3, Pejë 3, Lipjan 2, Gjakovë 2, Klinë 1, Obiliq 1, Mitrovicë 1, Kamenicë 1, Deçan 1, Vushtrri 1, Kaçanik 1, Istog 1.
Rastet e vdekjes nga COVID-19 janë nga këto komuna: Malishevë 1, Prishtinë 1.
Ndryshe, numri i përgjithshëm i të shëruarve është 228.878.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 263 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.832.976 doza të vaksinës.
Deri më sot 824.036 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 104.132 doza të treta dhe 852 doza të katërta të vaksinës anti-COVID.