113 raste aktive me COVID-19 në Suharekë
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë (MSh) bëhet e ditur se aktualisht në vendin tonë janë 4 mijë e 225 raste aktive me COVID-19. Ndërkaq, në Komunën e Suharekës janë në total 113 raste aktive me COVID-19, ku vetëm dje u regjistruan 36 raste të reja me këtë virus në komunën tonë. Ndërkaq në 24 […]
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë (MSh) bëhet e ditur se aktualisht në vendin tonë janë 4 mijë e 225 raste aktive me COVID-19.
Ndërkaq, në Komunën e Suharekës janë në total 113 raste aktive me COVID-19, ku vetëm dje u regjistruan 36 raste të reja me këtë virus në komunën tonë.
Ndërkaq në 24 orët e fundit janë regjistruar 1,219 raste të reja me koronavirus ndërsa janë shëruar 257 qytetarë.
Rastet pozitive me COVID-19 janë nga këto komuna: Prishtinë 273, Pejë 194, Prizren 77, Podujevë 66, Ferizaj 56, Mitrovicë 51, Gjilan 47, Lipjan 45, Kaçanik 44, Gjakovë 43, Fushë Kosovë 41, Suharekë 36, Viti 32, Malishevë 31, Deçan 25, Skenderaj 22, Obiliq 21, Istog 20, Kamenicë 20, Rahovec 19, Gllogoc 19, Vushtrri 17, Dragash 11, Junik 3, Shtime 2, Klinë 2, Graçanicë 1, Kllokot 1.
Të shëruarit nga coronavirusi janë nga këto vende: Prishtinë 59, Gjilan 28, Fushë Kosovë 25, Gjakovë 21, Vushtrri 14, Lipjan 13, Prizren 13, Mitrovicë 12, Ferizaj 12, Obiliq 10, Pejë 7, Istog 7, Deçan 7, Shtime 6, Suharekë 5, Skenderaj 4, Gllogoc 3, Kamenicë 3, Kaçanik 2, Klinë 2, Dragash 1, Rahovec 1, Viti 1, Podujevë 1.
Ndryshe, numri i përgjithshëm i të shëruarve është 227.509.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 267 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.832.226 doza të vaksinës.
Deri më sot 823.956 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 103.756 doza të treta dhe 387 doza të katërta të vaksinës anti-COVID.