Zyrtare: Thomas Tuchel trajneri i ri i Chelseat

27.01.2021

Thomas Tuchel është emëruar trajner i ri i Chelseat. Ai vjen në “Stamford Bridge” pas një periudhe dy vjeçare e gjysmë me kampionët francezë të Paris Saint-Germain, ie cila përfundoi muajin e kaluar. Ai do të jetë gjermani i parë që do të menaxhojë Chelsean dhe vjen pasi drejtoi PSG-në drejtë katër titujve dhe finalen […]

Zyrtare: Thomas Tuchel trajneri i ri i Chelseat Foto: SHENZHEN, CHINA - AUGUST 02: Head coach Thomas Tuchel of Paris Saint-Germain gestures during the training session ahead of the French Trophy of Champions football match between Rennes and Paris Saint-Germain at Shenzhen Universiadg Sports Center stadium on August 2, 2019 in Shenzhen, China. (Photo by Lintao Zhang/Getty Images)

Thomas Tuchel është emëruar trajner i ri i Chelseat.

Ai vjen në “Stamford Bridge” pas një periudhe dy vjeçare e gjysmë me kampionët francezë të Paris Saint-Germain, ie cila përfundoi muajin e kaluar.

Ai do të jetë gjermani i parë që do të menaxhojë Chelsean dhe vjen pasi drejtoi PSG-në drejtë katër titujve dhe finalen e Ligës së Kampionëve gjatë kohës së tij në kryeqytetin francez, përcjell KosovaPress.

Para kësaj, ai kaloi shtatë sezone si trajner në Bundesliga, së pari me Mainzin, ku i udhëhoqi ata në Europa League, dhe më pas një periudhë të suksesshme me Borussia Dortmundin ku fitoi Kupën e Gjermanisë.

Në Chelsea, ai do të ribashkohet me Christian Pulisic dhe Thiago Silva trajner i të cilëve ishte në Dortmund dhe Paris.