Ish-trajneri i Tiranës, një nga kandidatët kryesorë për të marrë drejtimin e Kosovës
Pas Xhani De Biazit, një tjetër kandidaturë ka dalë për stolin e Kosovës, i cili ka mbetur bosh pas shkarkimit të trajnerit Primoz Gliha. Bëhet fjalë për boshnjakun Blaz Sliskoviç, i cili në sezonin 2008-2009 ka drejtuar Tiranën. Sipas ”sportske.ba”, Blaz Sliskoviç është një nga kandidatët kryesorë të marrë drejtimin e Kosovës. “Siç mësojmë, Sliskoviç […]
Pas Xhani De Biazit, një tjetër kandidaturë ka dalë për stolin e Kosovës, i cili ka mbetur bosh pas shkarkimit të trajnerit Primoz Gliha.
Bëhet fjalë për boshnjakun Blaz Sliskoviç, i cili në sezonin 2008-2009 ka drejtuar Tiranën.
Sipas ”sportske.ba”, Blaz Sliskoviç është një nga kandidatët kryesorë të marrë drejtimin e Kosovës.
“Siç mësojmë, Sliskoviç është kandidati më serioz për postin e trajnerit të Kosovës”, ka shkruar ky medium.
64-vjeçari ka drejtuar skuadra të shumta boshnjake e kroate, si Zrinjski, Hajduk Split, Shiroki Brijeg, Zeljezniçar, etj., ndërsa është shpallur dy herë kampion në Bosnjë e Hercegovinë.