Zyrtare: Qëndrim Zyba nënshkruan kontratë 3 vjeçare me Ballkanin

06.06.2022

Klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani përmes një njoftimi në rrjetin social “Facebook” ka bërë të ditur se tashmë edhe zyrtarisht ka transferuar futbollistin, Qëndrim Zyba. Zyba ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me FC Ballkanin. Talenti 21-vjeçar cilësohet si njëri nga fubollistët më me perspektivë në futbollin vendor. Mesfushori është transferimi i dytë i kampionit të […]

Zyrtare: Qëndrim Zyba nënshkruan kontratë 3 vjeçare me Ballkanin Foto: Ilustrim

Klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani përmes një njoftimi në rrjetin social “Facebook” ka bërë të ditur se tashmë edhe zyrtarisht ka transferuar futbollistin, Qëndrim Zyba.

Zyba ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me FC Ballkanin.

Talenti 21-vjeçar cilësohet si njëri nga fubollistët më me perspektivë në futbollin vendor.

Mesfushori është transferimi i dytë i kampionit të Kosovës, pasi ditë më parë kishin nënshkruar me mbrojtësin, Leonit Abazi.

Postimi i plotë i Ballkanit:

… e ku ka me mirë se në vendlindje!

Qendrim Zyba nënshkruan kontratë 3 vjeqare me klubin e qytetit.

We are the champion!