Zyrtare, Morata edhe një vit tjetër tek Juventusi

16.06.2021

Ashtu siç pritej dhe raportuan mediet prej ditësh se Alvaro Morata do të zgjatë huazimin tek Juventusi. Klubi italian edhe zyrtarisht ka rinovuar marrëveshjen e huazimit me klubin spanjoll, Atletico Madridin për ta mbajtur Moratan edhe për një sezon deri në qershor të vitit 2022, por me opsionin për ta blerë. Futbollisti spanjoll kishte arritur […]

Zyrtare, Morata edhe një vit tjetër tek Juventusi Foto: Ilustrim

Ashtu siç pritej dhe raportuan mediet prej ditësh se Alvaro Morata do të zgjatë huazimin tek Juventusi.

Klubi italian edhe zyrtarisht ka rinovuar marrëveshjen e huazimit me klubin spanjoll, Atletico Madridin për ta mbajtur Moratan edhe për një sezon deri në qershor të vitit 2022, por me opsionin për ta blerë.

Futbollisti spanjoll kishte arritur në Torino në sezonin e kaluar në formë huazimi një vjeçar, ku kjo i kushtoi 10 milionë euro.

Po ashtu në tavolinë kishte dy alternativa.

Njëra ishte opsioni për ta blerë në qershor të vitit 2021 për 45 milionë euro, kurse tjetra ishte vazhdimi i huazimit për një tjetër sezon për 10 milionë euro të tjera.

Ndërsa në fund të sezonit 2021/22, klubi italian, Juventus ka opsionin për blerjen e sulmuesit për 35 milionë euro.