Zyrtare, Golden Eagle Ylli transferon Kinu Rochford
Golden Eagle Ylli e ka nisur mbarë Ligën Unike, ku dje fitoi ndeshjen ndaj Pejës, ndeshje kjo e xhiros së dytë të kësaj lige dhe në Superligën e Kosovës. KB Ylli përmes një njoftimi në rrjetin social “Facebook” ka bërë të ditur se ka transferuar basketbollistin, Kinu Rochford. “Kinu Rochford i bashkohet rrugëtimit tonë për […]
Golden Eagle Ylli e ka nisur mbarë Ligën Unike, ku dje fitoi ndeshjen ndaj Pejës, ndeshje kjo e xhiros së dytë të kësaj lige dhe në Superligën e Kosovës.
KB Ylli përmes një njoftimi në rrjetin social “Facebook” ka bërë të ditur se ka transferuar basketbollistin, Kinu Rochford.
“Kinu Rochford i bashkohet rrugëtimit tonë për mbrojtëjen e titujve”, ka shkruar klubi suharekas në “Facebook”.
Kujtojmë se Golden Eagle Ylli për sezonin 2020/21 është shpallur kampion i Superligës së Kosovës si dhe kampion i Ligës Unike.