Zyrtare, FC Ballkani transferon mesfushorin 21-vjeçar

06.09.2021

Klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani ka njoftuar se ka transferuar mesfushorin 21-vjeçar, Arens Mateli. Ballkani ka njoftuar Arens Mateli është zyrtarisht futbollist i skuadrës suharekase. Klubi dhe mesfushori 21-vjeçar kanë arritur marrëveshjen për kontratën 3-vjeçare. Mateli vjen nga ekipi turk i Akhisarspor, teksa në të kaluarën ka qenë pjesë e Tiranes dhe Kukësit në Shqipëri. […]

Zyrtare, FC Ballkani transferon mesfushorin 21-vjeçar Foto: Ilustrim

Klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani ka njoftuar se ka transferuar mesfushorin 21-vjeçar, Arens Mateli.

Ballkani ka njoftuar Arens Mateli është zyrtarisht futbollist i skuadrës suharekase. Klubi dhe mesfushori 21-vjeçar kanë arritur marrëveshjen për kontratën 3-vjeçare.

Mateli vjen nga ekipi turk i Akhisarspor, teksa në të kaluarën ka qenë pjesë e Tiranes dhe Kukësit në Shqipëri.

Klubi i Ballkanit i ka uruar mirëseardhje lojtarit 21-vjeçar dhe shumë suksese me fanellën e klubit suharekas.