Zyrtare, Bernard Challandes shkarkohet nga detyra e trajnerit të Kosovës

13.10.2021

Këtë konferencë ku edhe e konfirmoi se ka ndarë rrugët me Kombëtaren e Kosovës, është mbajtur në ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri”. Rezultatet jo të mira në ndeshjet e kualifikimeve për Kupën e Botës “Katar 2022”, kanë bërë që të shkarkohet trajneri zviceran. Këtë konferencë të jashtëzakonshme, e filloi presidenti i FFK-së, Agim Ademi, duke […]

Zyrtare, Bernard Challandes shkarkohet nga detyra e trajnerit të Kosovës Foto: Ilustrim

Këtë konferencë ku edhe e konfirmoi se ka ndarë rrugët me Kombëtaren e Kosovës, është mbajtur në ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri”.

Rezultatet jo të mira në ndeshjet e kualifikimeve për Kupën e Botës “Katar 2022”, kanë bërë që të shkarkohet trajneri zviceran.

Këtë konferencë të jashtëzakonshme, e filloi presidenti i FFK-së, Agim Ademi, duke thënë se kanë vendosur të ndërprejnë bashkëpunimin me Bernard Challandes.

“Duam ta falënderojmë trajnerin Challandes për punën e bërë me ekipin, për suksesin e arritur sidomos në Ligën e Kombeve”.

“Duam të bëjmë me dije që kemi vendosur ta ndërpremë bashkëpunimin me trajnerin, por që do të vazhdojmë bashkëpunimin edhe më tej në mënyra të ndryshme”, deklaroi Ademi.

Ndërsa, pas fjalimit të presidentit të FFK-së, fjalën e mori trajneri zviceran, Bernard Challandes, duke thënë se ishte kënaqësi për vitet e kaluara me Dardanët.

“Natyrisht se jam i pikëlluar për këtë vendim, pasi kam pasur një kohë të mirë këtu. Kemi pasur një qëllim që të vazhdojmë qëllimet tona që të ndërtojmë një ekip të konkurrues”, ka thënë strategu.

“Kisha kënaqësinë që kam punuar me këtë skuadër, por jam i pikëlluar që nuk do të jem. Jam shumë, shumë i kënaqur me mbështetjen nga federata me këtë staf që gjithmonë kanë qenë besnik dhe ishte – mund ta them qartë se në karrierën time si trajner, nuk kam pasur të tillë”.

Ndryshe, gjatë mbrëmjes së djeshme Kosova ka zhvilluar ndeshjen ndaj Gjerogjisë, ku ka pësuar humbje me rezultat 0-1.