Xhiroja e 18-të e Superligës, sot zhvillohen edhe dy ndeshje interesante

28.01.2021

Gjatë ditës së djeshme janë zhvilluar dy ndeshje të xhiros së 18-të e Superligës së Kosovës në basketboll, ndërsa edhe sot do të zhvillohen edhe dy ndeshje të tjera në kuadër të kësaj jave. Dje u zhvillua ndeshja në mes të KB Pejës dhe KB Bashkimit, ku pejanët shënuan fitore bindëse me rezultat 95:58 (26:17, […]

Xhiroja e 18-të e Superligës, sot zhvillohen edhe dy ndeshje interesante Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së djeshme janë zhvilluar dy ndeshje të xhiros së 18-të e Superligës së Kosovës në basketboll, ndërsa edhe sot do të zhvillohen edhe dy ndeshje të tjera në kuadër të kësaj jave.

Dje u zhvillua ndeshja në mes të KB Pejës dhe KB Bashkimit, ku pejanët shënuan fitore bindëse me rezultat 95:58 (26:17, 22:8, 21:17, 26:16).

Po ashtu gjatë ditës së djeshme u zhvillua edhe derbi në mes të Sigal Prishtinës dhe Golden Eagle Yllit, ku suharekasit shënuan fitore në udhëtim 60:68 (14:12, 14:18, 15:18, 17:20).

Ndërsa sot do të zhvillohet përballja vendimtare mes Vëllaznimit dhe Trepçës, dy skuadra që kanë nga katër fitore dhe 13 humbje dhe synojnë të mbesin në elitë, andaj kjo përballje do të jetë mjaft interesante. 

Xhiroja e 18-të përmbyllet me super sfidën ndërmjet Ponte Prizrenit dhe Rahovecit, dy skuadra që kanë grumbulluar nga 29 pikë apo 12 fitore dhe pesë humbje. Fituesi i këtij takimi do të jetë në krye të renditjes së elitës të basketbollit të Kosovës.

E enjte
15:00 Vëllaznimi – Trepça
17:00 Rahoveci – Ponte Prizreni