Xhiro e 35-të në Superligë – Ballkani shënon fitore ndaj Trepçës, Prishtina shpallet kampion

  • 17.05.2021
Xhiro e 35-të në Superligë – Ballkani shënon fitore ndaj Trepçës, Prishtina shpallet kampion

Gjatë ditës së djeshme janë zhvilluar pesë ndeshjet e xhiros së 35-të në Superligën e Kosovës.

Kjo javë sjelli ndeshje tejet interesante, duke filluar nga ndeshja Ballkani – Trepça ’89.

Ndeshja Ballkani – Trepça ’89 u zhvillua dje në stadiumin e qytetit në Suharekë me fillim prej orës 15:00. Golat për klubin suharekas i shënuan: Krasniqi (1), Hoxha (2) dhe Daku (1), ndërsa për Trepçën shënuan: Muja (1), Shala (1), Memaj (1).


Me këtë fitore Ballkani fiton tre pikë, kështu duke i grumbulluar gjithsej 71 pikë e pozicionuar në vendin e tretë në tabelën e Superligës.

Po ashtu gjatë ditës së djeshme u zhvillua ndeshja Gjilani – Prishtina, ku prishtinasit shënuan fitore me rezultat 2-1. Me këtë fitore Prishtina është kurorëzuar me titullin e kampionit të Superligës një javë para mbylljes së edicionit garues 2020/21.

Prishtinasit ka arritur kuotën e 78 pikëve, e cila ua siguroi pozitën e parë. Kësisoj, Prishtina e rikthen titullin e kampionit në kryeqytet pas 8 vjetësh, derisa ky është trofeu i 11-të i kampionit në historinë e këtij klubi. 

Golat e fitores për Prishtinën kundër Gjilanit i shënuan Gledi Mici nga penalltia në minutën e 15-të dhe Qëndrim Zyba, në minutën e 40-të, derisa golin e vetëm për Gjilanin e realizoi Arbër Çyrbja (53’).

Gjithashtu në këtë xhiro u zhvilluan edhe ndeshjet Drenica – Drita, ku gjilanasit shënuan fitore me rezultat 0-3, kështu duke i arkëtuar tre pikë të vlefshme, duke u pozicionuar në pozitën e dytë me gjithsej 73 pikë. Golat për Dritën i shënuan: Limani (1), Shabani (1) dhe Alidema (1).

Në këtë xhiro u zhvillua edhe ndeshja Arbëria – Llapi, ku Arbëria shënoi fitore me rezultat 3-2. Po ashtu është zhvilluar edhe ndeshja Feronikeli – Besa, ku Feronikeli shënoi fitore me rezultat 3-1, golat për Feronikelin i shënuan: Milickovic, Carioca dhe Bojku ndërsa për Besën shënoi M’Bareck.

Pas kësaj xhiroje renditja tabelare nuk ka pësuar ndonjë ndryshim: Në pozitën e parë Prishtina me 78 pikë, Drita në të dytin me 73 pikë dhe Ballkani në atë të tretin me 71 pikë.

EkipetPikët
Prishtina78
Drita73
Ballkani71
Gjilani48
Llapi42
Drenica42
Feronikeli41
Arbëria40
Trepça ’8939
Besa12
N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë